Ish-futbollisti i Trepçës ngre dyshime se skuadra nga Mitrovica e ka lëshuar ndeshjen ndaj Vëllaznimit
Skuadra e Vëllaznimit sot ka arritur fitore 4-1 si mysafire e Trepçës, në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Menjëherë pas kësaj përballje, ish-futbollisti i Trepçës, Isuf Sejdiu, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, ku ngre dyshime se ndeshja ishte e kurdisur dhe se Trepça e ka lëshuar ndeshjen ndaj Vëllaznimit, shkruan IndeksOnline.
“Pe thom me plot bindje nese KF Trepca e ka leshu lojen KF Vllaznimit kurr drit mos pafshin me sy pi te parit deri te i mramti kush eshte aty . Perveq qe nuk munet me hi vet ne ket aspekt qellimi mi prish pune KF Trepca 89 . Thash nese eshte e vertet kurr Zoti mos jau jept te mbaren… Kena derdh njers per ket klub me ardh qifiti giithkuj me marr poste shoqnishe. Marre ju koft ( Shtrengoni Rrypat ju )”, ka shkruar Sejdiu.
Kujtojmë se javën e kaluar ka pasur dyshime në studiot telivizive për kurdisje të ndeshjes së Supeligës, mes Llapit dhe Dritës, ku Poëicia e Kosovës së bashku me Prolurorinë Themelore në Prishtinë, kanë konfirmuar se kanë nisur hetime.
Ndërkohë trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në një prononcim për IndeksOnline, ka deklaruar se këto janë spekulime dhe disa persona po mundohen të shantazhojnë me kësi deklarata.


