Britania i bashkohet operacionit në Lindje të Mesme, Starmer ndan detaje
Keir Starmer thotë se aeroplanët britanikë janë mbi qiellin e Lindjes së Mesme, “si pjesë e operacioneve të koordinuara rajonale mbrojtëse për të mbrojtur popullin, interesat dhe aleatët”.
Kryeministri britanik, në një konferencë për media, deklaroi se Britania ka një gamë të gjerë aftësish mbrojtëse në rajon, të cilat janë forcuar së fundmi.
Ai gjithashtu thotë se Britania ka rritur mbrojtjen për bazat dhe personelin britanik në nivelin e tyre më të lartë, shkruan BBC.
“Ne po kontaktojmë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar në rajon dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur ata”, pohon ai.
Starmer shton se ka folur me udhëheqësit në E3 (Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca) dhe në të gjithë rajonin.
“Është jetike të parandalojmë përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të kthehemi në një proces diplomatik”, thotë ai dhe shton se dëshiron të shohë “paqe dhe siguri dhe mbrojtjen e jetës civile”, u shpreh kryeministri.
Sipas Starmer, Irani duhet “të përmbahet nga sulme të mëtejshme, të heqë dorë nga programi i tij i armëve dhe të ndalojë dhunën dhe shtypjen e tmerrshme kundër popullit iranian”.
“Kjo është rruga për t’u kthyer në tryezën e negociatave”, shton ai.

