Bayerni fitimtarë, e mposht Dortmundin në “Der Klassiker”
Bayerni ka arritur fitoren e tyre më të rëndësishme të sezonit.
Ata mposhtin rivalin e tyre të përjetshem, Dortmundin me rezultat 2-3 duke vazhduar kështu dominimin në Bundesliga.
Golat u realizuan nga Kane (2 gola) dhe Kimmich, ndërsa për Dortmundin shënoi Schlotterbeck dhe Svensson.
Me këtë fitore, Bayerni mbetet në krye të Bundesligas me 63 pikë, 11 pikë më shumë se Dortmundi në vend të dytë./IndeksOnline/

