75 Mall Live Search
09:07 / E Diele, 01 Mars 2026 / L A

Arrihet marrëveshja, Lingard drejt klubit brazilian

Jesse Lingard është bërë me klub të ri.

Ai do t’i bashkohet gjigantit brazilian, Corinthians si lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me FC Seoul.

Te Corinthians, ai do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Manchester United, Memphis Depay.

Lingard, në aventurën e tij në Korenë e Jugut ka bërë 67 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola dhe 10 asistime./IndeksOnline/