75 Mall Live Search
14:30 / E Diele, 01 Mars 2026 / L A

Goditje për Barcelonën, “Lewa” mungon ndaj Atleticos

Barcelona mori një lajm të keq para ndeshjes së kthimit në Kupën e Mbretit.

Kjo pasi që polaku, Robert Lewandowski ka pësuar një lëndim në ndeshjen e djeshme ndaj Villarrealit.

Testet e kryera sot diagnostikuan një frakturë kockore në anën e brendshme të orbitës së syrit të majtë.

Lëndimi tij i ri padyshim është një goditje për Barçën, pasi që po tentojnë të bëjnë një “remontada” ndaj Atletico Madridit, me ndeshjen që luhet këtë të martë./IndeksOnline/