75 Mall Live Search
21:04 / E Diele, 01 Mars 2026 / G T

“Ky s’o derbi…”, Yaya Toure kritikon ndeshjen Arsenal vs Chelsea

Ish-mesfushori i njohur afrikan, Yaya Toure, ka shprehur zhgënjimin e tij pas përballjes mes Arsenalit dhe Chelseat, duke theksuar se ndeshja nuk përmbushi pritshmëritë për një derbi të nivelit të lartë.

Sipas tij, pjesa e parë ishte në rregull, por loja në tërësi nuk ofroi spektaklin që tifozët presin nga një sfidë e tillë, shkruan Indeksonline

“Pjesa e parë ishte në rregull… Ndihem pak i zhgënjyer sepse duam të shohim një lojë që lulëzon. Pasime, sulme dhe raste për gol. Tre gola nga goditjet standarde, pak e çuditshme për një derbi! Është një fitore shumë e rëndësishme për Arsenalin, por si tifoz dua të shoh më shumë,” u shpreh Toure

Ish-ylli i Premier League vlerësoi rëndësinë e tre pikëve për Arsenalin në garën e sezonit, por theksoi se përballje të tilla duhet të karakterizohen nga intensiteti, kreativiteti dhe më shumë aksione të hapura loje./Indeksonline/