Përforcohet Malisheva, sjell një lojtar nga Danimarka
Malisheva ka bërë blerjen e radhës për sezonin pranveror.
Ata transferuan danezin Andreas Skovgaard, nga skuadra norvegjeze Bryne.
Disa prej skuadrave për të cilat ka luajtur janë Nordsjaelland, Heerenveen, Örebro, Brann, Stabaek, Craicova dhe së fundi Bryne, skuadër në të cilën ka luajtur Erling Haaland.
Në karrierën e tij ka fituar vetëm një trofe, atë të Kupës së Norvegjisë në vitin 2022 me Brann./IndeksOnline/

