75 Mall Live Search
08:20 / E Martë, 03 Mars 2026 / AR

“Godet” Edi: “Tashmë po lëviz në zonën e milionave”

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një postim që nuk ka kaluar pa u komentuar.

Në foton e publikuar së fundmi, ai ka shkruar: “Tashmë po lëviz në zonën e milionave”, një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, shkruan Indeksonline.

Edhe pse Edi nuk ka dhënë detaje konkrete rreth kësaj deklarate, postimi ka shtuar kureshtjen e publikut për angazhimet dhe planet e tij të ardhshme.

Mbetet për t’u parë nëse ish-banori i “BBVK”së do të zbulojë më shumë rreth “zonës së milionave” që përmendi, apo nëse gjithçka ishte një deklaratë motivuese për ndjekësit e tij./Indeksonline/