75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 03 Mars 2026 / G T

Mehmeti po shkëlqen, futet në 11-shen më të mirë në Championship

Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti, është futur në formacionin më të mirë të javës në Championship.

Mehmeti shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren e Ipswich Town 3:0 ndaj Swansea City, shkruan Indeksonline

Lojtari “kuqezi” u vlerësua me notën 8.7 në sajtin e njohur të statistikave “Sofascore”.

Mehmeti gjatë këtij sezoni ka shënuar 10 gola dhe ka bërë tetë asiste./Indeksonline/

Team of the Week provided by Sofascore