Varroset me arkivol floriri “El Mencho”
Bosi i njohur meksikan i drogës, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur ndryshe si “El Mencho”, është përcjellë për në banesën e fundit me një ceremoni funerale të zhvilluar nën masa të forta sigurie në Meksikë.
Lideri i kartelit të fuqishëm Jalisco New Generation Cartel u varros në një arkivol të artë në një varrezë në Zapopan, një qytet në periferi të Guadalajara, qyteti i dytë më i madh në Mexico.
Trupi i tij u transportua nga një shtëpi funerale në Guadalajara drejt varrezave “Recinto de la Paz”, ndërsa gjatë ceremonisë u vu re një prani e madhe e ushtrisë dhe forcave të sigurisë.

Në funeral morën pjesë vetëm dhjetëra persona, shumë prej tyre me çadra të zeza pavarësisht motit me diell, ndërsa një bandë muzikore interpretonte muzikë tradicionale meksikane.

Autoritetet meksikane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht vendndodhjen e varrit për arsye sigurie, ndërsa zona rreth shtëpisë funerale ishte nën mbikëqyrje të rreptë që prej një dite më parë.
“El Mencho” u vra më 22 shkurt gjatë një operacioni ushtarak për kapjen e tij në shtetin Jalisco.
El show mediático del día fue el "funeral y entierro de El Mencho" en Jalisco.
— Jesús Rubén Peña (@revistacodigo21) March 3, 2026
Se observó en Guadalajara y Zapopan un ataúd dorado, tres tráilers plataforma con coronas florales, gran custodia de fuerzas federales, mientras millones de mexicanos están a merced de narcoviolencia. pic.twitter.com/4uVUtZuXwM
Sipas certifikatës së vdekjes, ai ndërroi jetë nga plagë të shumta me armë zjarri në gjoks, bark dhe këmbë, pasi u përfshi në një shkëmbim zjarri me ushtarët.
Vrasja e tij shkaktoi një valë të re dhune në Meksikë, me përplasje dhe sulme në rreth 20 shtete të vendit. Sipas raportimeve, mbi 70 persona humbën jetën në dhunën që pasoi operacionin.


