75 Mall Live Search
16:11 / E Martë, 03 Mars 2026 / MSH1

Zgjerimi i kompanive amerikane, temë e diskutimit në takimin Prattipati-Murati

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, u takua sot me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Në njoftimin e ambasadës bëhet e ditur se fokus i takimit ishte diskutimi për prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës dhe projektet e mëdha të zhvillimit, transmeton IndeksOnline.

“Ndërsa projektet e rëndësishme të infrastrukturës ecin përpara, ne mirëpresim mundësitë e zgjeruara për kompanitë amerikane dhe një angazhim më të fortë tregtar që përparon interesat e përbashkëta ekonomike” deklaron ambasada.

Paraprakisht, ambasada njoftoi edhe takimin e Prattipatit me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me të cilin diskutoi forcimin e bashkëpunimit SHBA-Kosovë dhe mbështetjen e qeverisjes lokale që ofron rezultate për të gjitha komunitetet./IndeksOnline/