75 Mall Live Search
20:02 / E Martë, 03 Mars 2026 / MSH1

U rrëmbye gjatë luftës, identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit

Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza (Skënder) Dylhasit nga Gjakova, i rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit ceremonia e rivarrimit do të mbahet të premten, më 6 mars. Homazhet do të zhvillohen nga ora 12:00 deri në 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 13:30 në Kompleksin Memorial në Çabrat.

Myrteza (Skënder) Dylhasi ishte marrë më 27 mars 1999, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinj të familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë, nga forcat serbe.