75 Mall Live Search
20:11 / E Martë, 03 Mars 2026 / Gj Sh

Numërimi mbrapsht ka filluar, 100 ditë nga fillimi i spektaklit të Kupës së Botës

Sot shënohen edhe 100 ditë deri në nisjen e edicionit më të madh në histori të Kupës së Botës.

Ky turne për herë të parë do të zhvillohet në tri shtete, ShBA, Meksikë dhe Kanada, i cili fillon me 11 qershor dhe përfundon me 19 korrik, shkruan IndeksOnline.

Ky kampionat do të jetë më interesant, pasi për herë të parë do të jenë edhe 48 kombëtare pjesëmarrëse.

Kosova dhe Shqipëria po ashtu mund të jenë pjesë e Kupës së Botës, ku gjatë muajit mars do të luajnë ndeshjet e play-offit të Ligës së Kombëve.

Kosova fillimisht do të përballet me Sllovakinë, dhe në rast fitoreje, do të luaj në finale me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani.

Ndërsa Shqipëria në gjysmëfinalen e play-offit luan si mysafire e Polonisë dhe në rast fitoreje, përballet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi.

Në rast se Kosova siguron biletën për Botëror, në grupe për kundërshtar do ta ketë Amerikën, Paraguajin dhe Australinë.

Në anën tjetër, nëse Shqipëria kualifikohet në Kupën e Botës, kundërshtarët e tyre në grupe do të jenë Holanda, Japonia dhe Tunisia./IndeksOnline/