Sulme me dron pranë konsullatës së SHBA-së në Dubai
Irani ka sulmuar me dron një konsullatë amerikane të vendosur në Dubai, duke shkaktuar tension dhe shqetësim të menjëhershëm në zonë.
Sipas raportimeve fillestare, mjeti fluturues pa pilot ka goditur një parking pranë godinës së konsullatës, çka ka sjellë edhe shpërthimin e një zjarri.
Më parë, ambasada amerikane u sulmua në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.
U raportuan dëme, por jo viktima.

