Katër ushtarë amerikanë humbin jetën nga sulmi me dronë iranianë
Pasi jemi në ditën e pestë të sulmeve SHBA-Izrael mbi Iran, raportohet se 4 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën nga një sulm me dronë iranianë në Kuvajt.
“Washington Post”-i raporton se bëhet fjalë për kapitenin Cody Khork, 35 vjeç, rreshterin Declan Coady, 20 vjeç, rreshteren Nicole Amor, 39 vjeç, e cila ishte nënë e dy fëmijëve, dhe rreshterin Noah Tietjens, 42 vjeç.
Të katërtit ishin caktuar në Komandën e 103-të të Mbështetjes, një njësi mbështetëse e rezervës së ushtrisë me seli në Iowa.
Dy ushtarë të tjerë amerikanë të vrarë në këtë sulm nuk janë identifikuar ende.
Këto janë vdekjet e para amerikane në operacionin ushtarak amerikano-izraelit kundër Iranit.
Donald Trump ka thënë se sulmi i madh ndaj Iranit nuk ka filluar ende. Si presidenti amerikan ashtu edhe sekretari i Luftës, Pete Hegseth, kanë thënë se ka të ngjarë të ketë më shumë viktima.

