Mahmut Ferati dekorohet me mirënjohje në Tetovë
Këngëtari Mahmut Ferati është dekoruar me mirënjohje nga Komuna e Tetovës, për këngën e melosit të Pollogut.
Mirënjohja iu nda nga kryetari i komunës, Bilall Kasami, që e çmoi lart kontributin e Feratit në këngën popullore, shkruan IndeksOnline.
“Më mirë vonë se kurrë, por dita e mirë shihet që në mëngjes”!
Unë do të vazhdoj t’i këndoj Tetovës, dje, sot e nesër duke ruajtur me xhelozi e fanatizëm melosin e nënqiellit tim”, u shpreh Ferati.
Artisti vlerëson se kjo mirënjohje me shumë peshë që i ngjalli emocione të veçanta, i ka munguar karrierës së tij 50-vjeçare.

