75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / KV

Digjet një ekskavator në Viti, dëmet shumë të mëdha

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin kabinës së një ekskavatori në Viti.

Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar është afro 80 mijë euro.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve./IndeksOnline/