75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / Gj Sh

Milani nis bisedimet për vazhdimin e kontratës me Rafael Leaon

Milani ka nisur bisedimet me Rafael leaon për vazhdimin e kontratës.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e kuqezinjve po punojnë bashkë me përfaqësuesit e sulmuesit portugez për të arritur një marrëveshje, shkruan IndeksOnline.

Bisedimet po vazhdojnë për një zgjatje të kontratës, deri në vitin 2030, pasi kontrata aktuale skadon në qershor të vitit 2028.

Me kontratën e re, Rafael Leao do të ketë edhe rritje page, me 5.5 milionë euro në vit.

26-vjeçari po kalon sezonin e shtatë me Milanin, që kur u transferua nga Lille, në vitin 2019.

Leao ka shënuar 10 gola dhe ka bërë dy asiste në sezonin aktual./IndeksOnline/