75 Mall Live Search
12:10 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / H F

Lladrovci: Krenar me Policinë tonë, krenar me arritjet e përbashkëta

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin, arritjet dhe sfidat e sigurisë si dhe fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

“Kemi ofruar dhe vazhdojmë të ofrojmë bashkëpunim të gjithanshëm edhe për hapësirat e nevojshme në shërbim të Policisë së Kosovës.”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Në takim me major Avdi Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij nga Policia e Kosovës, diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer, arritjet dhe sfidat e sigurisë si dhe fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Kemi ofruar dhe vazhdojmë të ofrojmë bashkëpunim të gjithanshëm edhe për hapësirat e nevojshme në shërbim të Policisë së Kosovës.

E falënderova Major Berishën për vlerësimin dhe konsideratën, duke vlerësuar po ashtu lartë bashkëpunimin me Stacionin e Policisë në Drenas dhe Policinë Rajonale në shërbim të qytetarëve. Krenar me Policinë tonë, krenar me arritjet e përbashkëta.