Ballkani me hapa të sigurt drejt finales së Kupës së Kosovës
Ballkani ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Suhareka sot para tifozeve vendas shënoi fitore ndaj Gjilanit në çerekfinale, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Bleart Tolaj në minutën e 11-të dhe Geralb Smajli në të 40-tin, shënuan golat për Ballkanin.
Golin e nderit për Gjilanin e shënoi sulmuesi Senad Jarovic, në minutën e 71-të./IndeksOnline/

