BBVK mbaroi, Hygerta shijon “lirinë”, publikon foto nga stadiumi
Pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Kosova”, Hygerta Sako duket se po shijon momentet e para jashtë shtëpisë më të famshme në vend.
Ajo ka publikuar një fotografi nga stadiumi, duke emocionuar ndjekësit me rikthimin e saj në jetën e përditshme, shkruan Indeksonline.
Krahas imazhit, Hygerta ka shkruar thjesht: “Më në fund në stadium”, duke lënë të kuptohet se kjo ka qenë një nga gjërat që i ka munguar më së shumti gjatë izolimit.
Duket se pas spektaklit dhe emocioneve të forta, Hygerta po i rikthehet pasioneve dhe aktiviteteve që e bëjnë të lumtur./Indeksonline/


