Futbollisti nga Maroko “çmendi” të gjithë me paraqitje mbrëmë, qenka yll i vërtetë!
Skuadra e Strasbourgit mbrëmë shënoi fitore 2:1 ndaj Reimsit, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Francës.
Futbollisti nga Maroko, Gessime Yassine mbrëmë zhvilloi një ndeshje fantastike që ra në sytë e çdo tifozi dhe eksperti të futbollit, shkruan Indeksonline
Me driblime, pasime – 20 vjeçari tregoi klasin e tij dhe duket se do ta ketë një karrierë të madhe para vetës.
Strasbourgi e mori Yassinen gjatë afatit të janarit nga USL Dunkerque për vetëm 7 milionë euro.
Më së shumti kësaj paraqitje iu gëzuan tifozët e Chelseat, të cilët e shohin lojtarin si pjesë të klubit londinez në të ardhmen, duke e ditur se Strasbourgin e ka i njëjti pronar./Indeksonline/
La 𝗠𝗔𝗦𝗧𝗘𝗥𝗖𝗟𝗔𝗦𝗦 de Gessime Yassine 🇲🇦 face à Reims hier soir. 💎
— Actu Foot (@ActuFoot_) March 4, 2026
Techniquement c’est trop fort… 😮💨
🎥 @RCSA
pic.twitter.com/4t0gMo16MZ

