Arrestohet një person, në Klinë, për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje
Është arrestuar një person të mërkurën, në Klinë, nga policia nën dyshimin për dhunë në familje, lëndim të lehtë trupor dhe posedim të paautorizuar të armës.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua kosovare. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole së bashku me pesë fishekë.
I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.
“Klinë 03.03.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një revole me 5 fishekë dhe ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

