75 Mall Live Search
08:28 / E Enjte, 05 Mars 2026 / G T

Savinho i nervozuar me bashkëkombësin e tij, e largoi topin nga goli në sekondat e fundit

Skuadra e Manchester Cityt mbrëmë barazoi 2:2 ndaj Nottingham Forestit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Premier League.

Në sekondat e fundit, skuadra vendase e pati një shans të artë për të shënuar golin e fitores, shkruan Indeksonline

Por, në skenë doli mbrojtësi Murillo, i cili largoi topin nga vija e golit.

Pas ndeshjes, Murillo u afrua te lojtari që bëri goditje drejt portës së Notts-it, Savinho.

Braziliani shihej shumë i nervozuar dhe s’donte t’i fliste bashkëkombësit të tij.

Kujtojmë se Manchester City ka mbetur shtatë pikë mbrapa Arsenalit, por që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/