75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 05 Mars 2026 / G T

SHBA-ja anulon miqësoren me Shqipërinë, shkaku i situatës në Lindje të Mesme

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja miqësore mes SHBA U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 30 mars në Antalia, Turqi, është anuluar.

Federata Amerikane e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, për shkak të situatës së krijuar në Lindje të Mesme dhe për çështje sigurie, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.

Ndërkohë, FSHF-ja po shqyrton mundësinë për të gjetur një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U-21, për të zhvilluar një ndeshje miqësore në të njëjtën datë, më 30 mars.

Gjithashtu, Shqipëria U-21 ka të programuar të luajë testin e parë miqësor të marsit ndaj Japonisë U-21, më 27 mars në Antalia.