75 Mall Live Search
14:35 / E Enjte, 05 Mars 2026 / MSH1

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i bën një propozim presidentes Osmani

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas paraqitjes së raportit nga Komisioni për Emërimin dhe Rekrutimin e Gjyqtarëve, miratoi propozimin drejtuar presidentes së Republikës së Kosovës për dekretimin e 15 gjyqtarëve me mandat fillestar në gjykatat themelore.

Sipas KGJK-së, lista i propozohet presidentes së Republikës së Kosovës për procedim të mëtejmë.

Kjo bëhet në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore.