75 Mall Live Search
14:36 / E Enjte, 05 Mars 2026 / S Z

Irani kërcënon vendet e BE-së

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Iranit i tha transmetuesit spanjoll TVE të enjten se vendet e Bashkimit Evropian “herët ose më vonë do të paguajnë çmimin” nëse qëndrojnë të heshtura ndaj ofensivës amerikano-izraelite kundër Iranit, shkruan Reuters.

Irani thotë se numri i të vdekurve ka shkuar në 1,230.

Shifra e së enjtes u raportua nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim, duke cituar Fondacionin e Dëshmorëve dhe Veteranëve.