Nis shqyrtimi i amendamenteve për zgjedhjen e Presidentit nga populli
Anëtari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Adnan Rrustemi ka deklaruar se komisioni është ngarkuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Vjosa Osmani.
Sipas tij, amendamentet parashohin që presidenti i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Rrustemi theksoi se këto amendamente synojnë të eliminojnë ngërçet që pengojnë funksionimin dhe stabilitetin e institucioneve.
“Sapo u ngarkuam si Komision për Legjislacion nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në përkrahje të këtyre amandamenteve, me këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

