75 Mall Live Search
21:25 / E Enjte, 05 Mars 2026 / B XH

Zemaj tenton t’i relaksojë deputetët me ironi: Amendamentet e viti 1912

Deputeti i LDK-së ka ironizuar me situatën me amendamentet që presidentit të zgjedhet nga popullit, duke thënë se “Amendamentet e viti 1912”.

“Amendamentet e vitit 1912. Është problem politik, pak për relaks, se e di që jeni të ngarkuar të gjithë edhe në orët e vona të natës edhe në vendimmarrje sa për t’iu hedhur hi syve qytetarëve. Kësaj përgjegjësie nuk mund t’i ikni. As kryeministri dhe çdo njëri e ka pasur mundësinë me zgjedh presidentin e ri sipas afateve kushtetuese. Pasi kemi mbërritur në afate kushtetuese dhe dikujt iu ka kujtuar, dhe ashtu siç iu është kujtuar shpeshherë që të jetë i vonuar në proceset më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, edhe këto amendamente tuaja e kanë logjikën e njëjtë. Sot kur po flasim për këto amendamente, asnjë anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk është në detyrë. Asnjë deputet që ka punuar në komisione, ndoshta ka qenë Albulena në njërin prej komisioneve, por as nuk është deputete e as në detyrë’, tha ai.