Mblidhet komisioni për Legjislacion, shqyrton kandidaturat për president
Pas paraqitjes së kandidaturave për president të vendit në seancën e Kuvendit, është mbledhur Komisioni për Legjislacion për të shqyrtuar dokumentacionin e kandidatëve.
Pas verifikimit të dokumenteve, pritet që të bëhen përgatitjet për procesin e votimit në seancë plenare, shkruan IndeksOnline.
Për postin e presidentit janë propozuar dy kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje: Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

