75 Mall Live Search
23:54 / E Enjte, 05 Mars 2026 / Gj Sh

Kosova nuk arrin zgjidhje për Presidentin, Maroko nuk humb kohë, zyrtarizon trajnerin e ri

Pas shkarkimit të Walid Regragui, Maroko ka emëruar trajnerin e ri.

Federata e Futbollit të Marokos ka njoftuar emërimin e Mohamed Ouahbi në postin e trajnerit, shkruan IndeksOnline.

”Ouahbi është një figurë teknike e njohur brenda sistemit kombëtar të stërvitjes, duke u dalluar duke udhëhequr ekipin kombëtar nën 20 vjeç drejt fitores në Kupën e Botës FIFA U-20. Kjo demonstroi aftësinë e tij për të ndërtuar një ekip koheziv, për të zhvilluar performancën e lojtarëve dhe për të ngulitur një kulturë arritjesh të larta. Kështu, shkolla marokene e futbollit pasqyron, në skenën ndërkombëtare, një stil pune të bazuar në disiplinë, rigorozitet, organizim, zhvillim talentesh dhe ambicie të palëkundur.”, thuhet në njoftimin e Federatës së Marokos.

FRMF konfirmon gjithashtu se si stafi teknik i ekipit kombëtar është emëruar trajnerit portugez, z. Joao Sacramento./IndeksOnline/