75 Mall Live Search
10:26 / E Premte, 06 Mars 2026 / L A

Po shkëlqen në Bundesliga, Barcelona interesohet për yllin e Hamburgut

Barcelona po tenton të bëjë përforcime në afatin kalimtar të verës.

Kampionët e Spanjës, kanë hedhur sytë në Bundesliga ku po interesohet për yllin e Hamburgut, Luka Vushkoviq.

Hansi Flick e vlerëson atë, me bisedimet fillestare që kanë ndodhur tashmë.

Barça, po ashtu përballet me rezistencë pasi që Hamburgu po tenton për një tjetër huazim si edhe klubi i tij, Tottenhami që dëshiron ta kthejë pas krizës që po përballen.

Vushkoviq, ka bërë 23 paraqitje këtë sezon me 4 gola të shënuara për Hamburgun./IndeksOnline/