14:28 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ish-kryetari i Parlamentit Nacional të Austrisë-Thaçit: Në vitin 1991 kuptova pse Kosova kërkon liri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se Austria është përkrahëse e vendit tonë dhe se asgjë nuk i lëkund marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me Andreas Khol, ish-kryetar i Parlamentit Nacional të Austrisë në periudhën 2002-2006 dhe deputet nga viti 1983. Presidenti Thaçi ka falënderuar atë për rolin e rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës që nga vitet e 90-ta, si kritikues i ashpër ndaj shkeljes së të drejtave të shqiptarëve të Kosovës si dhe ndaj mbylljes së universitetit, akademisë dhe shkollave shqiptare.

“Austria ka qenë dhe mbetet ndër miqtë kryesorë të Kosovës. Ju faleminderit për prezencën në festën e 10 vjetorit”, ka thënë ai. Nga ana tjetër, ish-kryetari i Parlamentit Nacional të Austrisë, Dr. Andreas Khol ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë.

“Herën e parë kam qenë në Kosovë në vitin 1991 dhe kam kuptuar pse Kosova kërkon liri dhe pavarësi. Më bën të lumtur të shoh një Kosovë krejt tjetër, të ndërtuar”, ka thënë ai.