Vitet janë vetëm numra, Juan Mata shënon super gol nga gjuajtja e lirë në Australi
Futbollisti spanjoll Juan Mata vazhdon të tregojë se klasi nuk humbet me kalimin e viteve.
Mesfushori 37-vjeçar realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për skuadrën e Melbourne Victory në kampionatin australian.
Edhe pse në fund të karrierës, ish-ylli i Manchester United dhe Chelsea FC tregoi edhe një herë cilësinë e tij të jashtëzakonshme teknike, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje perfekte, transmeton Indeksonline.
Më poshtë, pamjet:
Juan Mata has STILL got it at 37 years-old. What a free kick for Melbourne. 🎩🇪🇸pic.twitter.com/nOrUILkCr4
— (fan) Frank 🧠🇾🇪 (@FrankEra_) March 7, 2026

