75 Mall Live Search
12:12 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / Gj Sh

”Hyra fshehurazi në hotel”, Beckham tregon si e bindi Messin të bashkohet me Inter Miamian

Pronari i Inter Miamit, legjenda e futbollit anglez, ka treguar bisedimet që kishte me Leo Messin, për të bindur të bashkohet me skuadrën amerikane.

Ai ka thënë se i është dashur të hynte fshehurazi në hotelin e babait të sulmuesit argjentinas, që të takohet me të, shkruan IndeksOnline.

“Punuam për katër vjet për të nënshkruar me Messin. Arrita të hyja fshehurazi në hotelin e babait të tij, biseduam dhe propozova ta sillja Leon në Miami. Ai më tha se do ta merrnin në konsideratë ofertën time. Apple, Adidas dhe vetë MLS ishin pas nënshkrimit.

Kur kuptuam se Messi nuk ishte i lumtur në PSG, pamë një mundësi dhe shtymë që kjo të ndodhte. Ai kishte oferta nga Arabia Saudite, por ajo që më shqetësoi më shumë ishte se ai do të zgjidhte të kthehej në Barcelonë, por në fund, ai nuk e bëri.

Babai i tij na njoftoi se do të njoftonte të ardhmen e tij brenda 2 ditësh, kështu që ne ishim në gatishmëri.

Isha në Japoni, ishte ora 5:00 e mëngjesit, fëmijët dhe gruaja ime ishin në gjumë, dhe papritmas, një numër të madh thirrjesh në telefonin tim nga partnerët e mi që më tregonin se Messi kishte njoftuar se do të vinte në Miami. Ishte e bukur sepse na u desh shumë punë e vështirë.

Ai është një lojtar i pabesueshëm, shumë inteligjent, ai sheh gjëra që të tjerët nuk i shohin. Ai e ndryshoi plotësisht klubin.”, ka deklaruar Beckham./IndeksOnline/