75 Mall Live Search
21:29 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / L A

Goditje për Dortmundin, Brandt largohet në fund të sezonit

Julian Brandt do të largohet nga Borussia Dortmundi.

Kjo vjen pasi që Brandt dëshiron një sfidë të re jashtë gjigantit gjerman.

Këtë e konfirmoi legjenda dhe tashmë drejtor tek “Verdhezinjtë”, Lars Ricken ku njoftoi se ai do të largohet si lojtar i lirë.

Brandt, ju kishte bashkuar Dortmundit nga Bayer Leverkuseni në vitin 2019, ku deri më tani ka bërë 297 paraqitje dhe ka shënuar 56 gola e 68 asistime.

Ai ka arritur të fitojë trofe me Dortmundin, atë të “DFB Pokal”, Superkupën Gjermane si dhe ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024./IndeksOnline/