75 Mall Live Search
22:23 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / L A

Trepça vazhdon dominimin në Superligë, arrin fitoren e 15-të radhazi

Trepça ka siguruar fitoren e radhës në Procredit Superliga.

Ata mposhtën Vëllaznimin me rezultat të ngushtë 73-69, me ndeshjen që u zhvillua në sallën “Minatori”.

Kjo është edhe fitorja e 15-të radhazi për kampionët në fuqi, të cilët po vazhdojnë të dominojnë basketbollin kosovar.

Kenny Hasbrouck ishte pikëshënuesi më i mirë për ta me 16 të shënuara.

Në anën tjetër, 20 pikët e Jericole Hellemsit nuk u ndihmuan gjakovarëve që t’ia prishin serinë kampionit në fuqi të Kosovës.

Trepça, mbetet në krye të Superligës me 43 pikë, 6 më shumë se Bashkimi në pozitën e 2-të./IndeksOnline/