City nuk lë vend për befasi, kualifikohet në çerekfinale të FA Cup
Manchester City është skuadra e radhës që ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të FA Cup.
Ata mposhtën Newcastlen në “St.James Park”, me rezultat 1-3 duke synuar që të arrijë finalen e katërt radhazi.
Golat për Cityn, i realizoi Marmoush (2 gola) dhe Savinho, ndërsa për Newcastlen shënoi Barnes.
Ende nuk dihet kundërshtari i radhës për Manchester Cityn./IndeksOnline/

