75 Mall Live Search
15:04 / E Diele, 08 Mars 2026 / L A

Vushtrria i shkakton humbjen e parë Munishit në Ligën e Parë si trajner i Lirisë

Vushtrria ka arritur fitoren më të rëndësishme të sezonit.

Ata mposhtën Lirinë në stadiumin e stërmbushur “Përparim Thaqi”, me rezultat 0-1.

Kjo është edhe humbja e Ismet Munishit te Liria në Ligën e Parë.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Urim Statovci, në minutën e 61-të.

Vushtrria, me këtë fitore mbetet në krye të Ligës së Parë me 50 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/