E pazakontë! Dy tifozë e heqin nga rryma sistemin VAR në Bundesliga 2 të Gjermanisë
Një situatë e rrallë dhe e pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes mes Preussen Munster dhe Hertha Berlinit, ku dy persona të maskuar ndërhynë në sistemin e VAR-it në mes të takimit.
Sipas raportimeve, dy tifozë arritën të shkëpusin nga rryma televizorin që përdorej për sistemin VAR, duke ndërprerë përkohësisht funksionimin e tij gjatë ndeshjes, shkruan Indeksonline

Ky veprim i papritur detyroi zyrtarët e ndeshjes të ndalonin përkohësisht përdorimin e VAR-it.
Pas incidentit, situata u menaxhua nga qendra e kontrollit të VAR-it në Cologne, e cila mori përsipër vendimmarrjen për rastet e mundshme të diskutueshme gjatë lojës./Indeksonline/
❌ Sabotage de la VAR 🇩🇪
— Check VAR Ligue 1 (@ArbitreVAR) March 8, 2026
Cet après-midi, lors de la victoire du Hertha Berlin à Preußen Münster (2eme division allemande), deux individus masqués sont descendus de la tribune et ont debranché des câbles, empêchant l'arbitre de voir les images à l'écran.
Il a donc dû suivre la… pic.twitter.com/5jYdMqcuMA

