75 Mall Live Search
08:24 / E Hënë, 09 Mars 2026 / Z S

Tentativë vrasjeje në Prishtinë

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një i dyshuar i panjohur, i cili me pas është larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, po ashtu është njoftuar prokurori.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00./Indeksonline/