75 Mall Live Search
08:27 / E Hënë, 09 Mars 2026 / Z S

Arrestohet një person, konfiskohen armë e mbi 100 fishekë

Mbrëmjen e djeshme është raportuar se një person është sulmuar fizikisht nga gjashtë persona të panjohur, me ç’rast ka pësuar lëndime për të cilat i është dhënë trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe te banesa e tij është sekuestruar një armë zjarri me leje të shenjëtarisë, disa mjete të mprehta- thika, 151 fishekë të llojeve të ndryshme, dy karikatorë dhe pjesë shtesë për armë si dhe tri leje për armë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.