Marelli për rastin e diskutueshëm në Serie-n A: Sipas rregullave të FIFA-s, nuk është penallti
Eksperti i arbitrimit, Luca Marelli, ka komentuar një nga rastet e diskutueshme të javës në Serie-n A, duke sqaruar se sipas rregullave të miratuara nga FIFA për kampionatin italian, situata nuk duhet të ndëshkohet si prekje me dorë.
Duke folur për platformën “DAZN”, Marelli theksoi se në rastin e mesfushorit, Ricci – lëvizja e lojtarit nuk kishte për qëllim krijimin e një pengese.
“Sipas rregullave të FIFA-s të adoptuara nga kampionati i Serie-s A, prekja me dorë nuk është e ndëshkueshme sepse lëvizja është për të mbyllur trupin dhe jo për të krijuar një pengesë,” u shpreh ai.
Ricci che va volontariamente verso il pallone.
— Alessandro (@90ordnasselA) March 8, 2026
CLAMOROSO pic.twitter.com/smyRHv9cKW
Deklarata e Marellit ka ardhur pas debatit të madh rreth vendimit të gjyqtarit në ndeshjen e fundit të kampionatit italian mes Milanit dhe Interit, ku kjo e fundit kërkoi penallti.
Megjithatë, sipas interpretimit të rregullave aktuale të arbitrimit, nëse lëvizja e dorës konsiderohet natyrale dhe ka për qëllim mbrojtjen e trupit, atëherë situata nuk ndëshkohet./Indeksonline/

