75 Mall Live Search
14:13 / E Hënë, 09 Mars 2026 / G T

Gati sa nuk ia theu këmbën Emërllahut, kjo ishte ndërhyrja brutale ndaj mesfushorit kosovar

Klubi ukrainas Polissya Zhytomyr ka publikuar një fotografi të këmbës së mesfushorit Lindon Emërllahut pas një ndërhyrjeje të ashpër gjatë ndeshjes ndaj Dynamo Kyiv.

Sipas klubit, ndërhyrja erdhi nga lojtari i Dynamo Kyiv, Kristian Bilovar, gjatë zhvillimit të takimit, shkruan Indeksonline

Pamjet e publikuara nga Polissya tregojnë shenja të dukshme në këmbën e futbollistit kosovar pas kontaktit të fortë.

Pavarësisht incidentit, gjyqtari i ndeshjes, Mykola Balakin, nuk e ndëshkoi ndërhyrjen, madje vendimi mbeti i pandryshuar edhe pas rishikimit të aksionit nga sistemi VAR.

Publikimi i fotografisë nga klubi ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, ku tifozë dhe analistë kanë vënë në pikëpyetje vendimin e arbitrimit për të mos ndëshkuar ndërhyrjen./Indeksonline/

Image