Liverpooli niset në Turqi pa njërin nga yjet më të shquar të skuadrës
Liverpooli ka publikuar emrat e 21 lojtarëve që do të luajnë në Turqi nesër ndal Galatasarayt. Në listë befasisht mungon portieri Alisson Becker.
Portieri brazilian ka pësuar lëndim në stërvitje dhe nuk ka udhëtuar fare.
Giorgi Mamardashvili do të luajë ndeshjen e tij të parë që nga fillimi i janarit në ndeshjen e së martës kundër Galatasarayt./Indeksonline/

