E bëri një koment kundër gjyqtarit, FA e gjobit mesfushorin e Manchester Cityt
Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, është dënuar nga Komisioni Rregullator i Pavarur për komentet që bëri në media pas ndeshjes së Premier League kundër Tottenham Hotspur më 1 shkurt.
Sipas vendimit, lojtari spanjoll u akuzua se gjatë një interviste pas ndeshjes kishte bërë deklarata të papërshtatshme që nënkuptonin paragjykim dhe/ose vinin në dyshim integritetin e një zyrtari të ndeshjes apo të zyrtarëve të arbitrimit, në kundërshtim me Rregullin E3.1 të Federatës Angleze të Futbollit (FA), shkruan Indeksonline
Rodri e pranoi më pas akuzën ndaj tij.
Pas një seance dëgjimore, Komisioni Rregullator vendosi që mesfushori i Manchester Cityt të gjobitet me 80,000 funta dhe të marrë gjithashtu një paralajmërim për sjelljen e tij në të ardhmen./Indeksonline/
🚨 𝗢𝗙𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟: Rodri has received a fine of £80,000 and a warning regarding media comments made after City's 2-2 draw with Spurs last month. pic.twitter.com/bDpyXIy8hK
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) March 9, 2026

