75 Mall Live Search
18:07 / E Hënë, 09 Mars 2026 / L A

Neymar rikthehet te Brazili, futet në listën paraprake për ndeshjet e muajit mars

Neymar Jr do të bëjë rikthimin e tij në futbollin ndërkombëtar.

Kjo pasi që ylli i Santosit, është futur në listën paraprake të Carlo Ancelottit për ndeshjet miqësore të “Seleçaos” për muajin mars, ndaj Francës dhe Kroacisë.

Vendimi përfundimtar do të jepet në ditët në vijim, me italianin që do të ndjekë nga afër Neymarin në ndeshjen e tij të radhës me Santosin.

Neymar, kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit me Brazilin në vitin 2023, ndaj Uruguajit ku dhe kishte pësuar një lëndim./IndeksOnline/