75 Mall Live Search
18:24 / E Hënë, 09 Mars 2026 / L A

Sigal Prishtina njofton largimin nga ENBL

Sigal Prishtina është larguar nga gara e ENBL.

Kështu njoftoi skuadra kryeqytetase në faqen e tyre në “Facebook”.

“Ky vendim vjen si pasojë e obligimeve financiare dhe administrative të papërmbushura ndaj Ligës ENBL, të cilat janë krijuar nga kryesia e kaluar e klubit.

Përkundër përpjekjeve të drejtuesve aktualë për të gjetur zgjidhje dhe për ta vazhduar rrugëtimin në këtë garë, këto obligime të trashëguara e kanë bërë të pamundur vazhdimin e garimit në këtë moment.

Në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh situatën sportive nëpër të cilën po kalon skuadra dhe krizën aktuale të rezultateve, klubi ka vendosur që në këtë periudhë të përqendrohet maksimalisht në garat vendore dhe në stabilizimin e ekipit”, shkruhet në njoftimin e Sigal Prishtinës./IndeksOnline/