75 Mall Live Search
20:18 / E Hënë, 09 Mars 2026 / L A

Shorti i kupës në Angli, superballje e gjigantëve

FA Cup ka ardhur në një nga fazat më të rëndësishme.

Gjatë kësaj dite u hodh shorti i çerekfinales, ku pritet të ketë përballje interesante.

Vëmendja kryesore padyshim do të jetë tek përballja mes gjigantëve Manchester City-Liverpool, ndërsa për liderin e Premierligës, Arsenalin do e ketë një përballje ndaj Southamptonit.

Ky është shorti i plotë:

Ndeshjet e çerekfinales së FA Cup, pritet të zhvillohen në datat 4 dhe 5 prill./IndeksOnline/