75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 10 Mars 2026 / G T

“Premier League më e mira n’botë”, Hansi Flick para ndeshjes ndaj Newcastle Unitedit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka bërë një deklaratë interesante vetëm disa orë para ndeshjes së Champions League ndaj Newcastle United.

“Premier League është liga më e mirë në botë,” tha Flick. “Është e jashtëzakonshme, ata kanë shumë para dhe mund të marrin vendime… Ne jemi po aq të fortë sa ata dhe duhet të luajmë me filozofinë tonë dhe ta tregojmë atë për botën.”

Deklarata e tij vjen në një moment kyç, pasi Barcelona përballet me një nga skuadrat më të forta të Premier League në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të finales.

Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 21:00 në “St James Park”./Indeksonline/